Mariçiq – Bomgartner: Vazhdon mbështetja nga Franca për integrimin evropian të shtetit

nga D V

Shkup, 20 maj– Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë teknike përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq u takua me ambasadorin e Francës, Siril Bomgartner dhe eksperten e re franceze për integrime evropiane Mia Matkoviq, e cila u bë pjesë e ekipit të SÇE.

“Integrimi evropian është bazë për zhvillim të qëndrueshëm dhe socioekonomik të shtetit. Proceset e filluara në bisedimet me BE-në duhet të vazhdojnë ta përmbushin qëllimin strategjik për anëtarësim të plotfuqishëm, zbatimin e Planit të rritjes të Komisionit Evropian me përfitime të mëdha për të gjithë qytetarët e shtetit, rajonit dhe Evropës”, qëndron në kumtesën e Sekretariatit për Çështje Evropiane për takimin.

Në takim, theksohet, të pranishmit u pajtuan se vazhdon mbështetja franceze për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejtë BE-së, duke e konfirmuar përkushtimin e Francës për integrimin në BE të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Takimi kishte për qëllim ta prezantojë eksperten e re franceze për integrime në BE e cila u përfshi në Sekretariatin për Çështje Evropiane në prill, bëjnë të ditur nga SÇE. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More