7 prilli, dita ndërkombëtare e shëndetësisë, qytetarët ankesa për kushtet nëpër spitale

nga Xh M

Shkup, 7 prill – Në ditën ndërkombëtare të shëndetësisë, qytetarët me vërejte për kushtet nëpër spitale. Ata ankohen për pritje të gjata, shërbime jo të mira dhe sjellje të keqe nëpër sportele.

“Kushtet spitalore janë katastrofë, sikur para tre shekujsh, jo shërbyes, jo komunikues I personelit me pacientët,” tha një qytetar.

“Nuk shkoj edhe aq shumë, më pëlqen, mirë është, jam e kënaqur,” u shpreh qytetari.

“Mirë, kush si ka… Nuk kam ankesa…. ,” tha një qytetar tjetër.

Një pjesë e qytetarëve arsyetojnë kuadrin mjekësor, duke nënvizuar se ata po ballafaqohen me mungesa të shumta dhe nuk po paguhen mirë.

 “Tani ata mjekët e mirë që ishin shkuan ose në pension, ose jashtë vendit, këto gjeneratat e reja, motrat medicinale e lanë vendin… Shkojnë sepse kanë kushte më të mira, këtu nuk paguhen mirë, dua të them nuk janë fajtorë, duhet të paguhen. Kjo punë e tyre duhet të paguhet, pasi ata shërojnë popullin,” tha një qytetar.

“kam ardh për rezultate, më thanë për pesë ditë punë rezultatet, edhe 5 të tjera, jo tani ejani të hënën, të hënën jo, e tash e premte. Tashmë  dita e 15, 20, nuk e di cila ditë, mezi I mora, tani shkoj, më shihni si jam,” tha një tjetër qytetar.

 “Nuk shkoj shumë në mjek, kështuqë nuk e di çfarë të ju them… Ashtu, ashtu” – qytetar.

“Falë Zotit mirë… Kisha gjakderdhje, më shëruan, më pranuan mirë, nuk ka problem..”-  u shpreh një qytetar.

Deri në 250 mjekë në nivel vjetor e lëshojnë vendin. Sipas Shoqatës së mjekëve, nevojiten kushte më të mira për punë dhe paga më të larta, me qëllim që mjekët të mbeten në vendlindje. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More