Fronti Evropian parashtron ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

nga Redaksia

Shkup, 25 maj – Koalicioni Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI ka parashtruar ankesë deri te Komisioni Shtetëror për Zgjedhje për rivotimin në vendvotimin 2101 në Llërcë të Komunës së Zhelinës.

Kjo është ankesa e vetme në lidhje me rivotimet që nodhën në zonën zgjedhore gjashtë dhe pesë.

KSHZ e ka për detyrë që në afat prej 72 orëve të merr vendim në lidhje me ankesën. Pas vendimit të KSHZ-së, vendimi mund të dërgohet në Gjykatën Administrative e cila duhet të vendosë për 48 orë.

Kujtojmë se pas rivotimit në Llërcë të Komunës së Zhelinës, koalicioni Fronti Evropian humbi një deputet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More