Burim Latifi: Studentja e dalluar Melisa nga Çairi avancohet në pozitën Projekt Menaxhere në SHA MEPSO

nga D V

Shkup, 28 nëntor – Melisa Konxheli nga Çairi i Shkupit, studente e dalluar, e diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Shkencave Informatike në Shkup, avancohet në pozitën Projekt Menaxher në SHA MEPSO.

“Me kënaqësi të veçantë dua të informoj opinionin e gjërë që vazhdojmë me avancimin e kuadrove të ri, kësaj rradhe një femër, profesioniste e theksuar dhe maksimalisht e përkushtuar në punë. Jam mëse i bindur që do të jetë shumë e suksesshme në detyrën e re, e që është me shumë përgjegjësi në SHA MEPSO. Si drejtor gjeneral i SHA MEPSO dhe njëkohësisht si profesor universitar, ripotencoj që kërkesa ime e vetme për Melisën është që punën ta kryej në mënyrë profesionale dhe me nder, pa asnjëlloj kushtëzimi politik ose partiak nga ana ime”, ka thënë drejtori i SHA MEPSO, Burim Latifi.

Ai për në fund ka shtuar se tanimë ka ardh koha e meritokracisë dhe e profesionalizmit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More