Në Gjykatën penale vazhdon gjykimi ndaj Zhan Mitrevit

nga D V

Shkup, 27 maj – Me marrjen në pyetje të dëshmitarit me propozim të Prokurorisë publike në Gjykatën Themelore Penale- Shkup sot vazhdoi gjykimi ndaj Zhan Mitrevit.

Rasti ka të bëjë për veprën mashtrim, pra siç ka kumtuar PP, fshehje e fakteve kyçe në lidhje me hemofiltrimin, metodë për të cilën pacientët nuk kanë qenë të informuar qartë për të gjitha efektet pozitive dhe negative, me çka janë sjellë në huti dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë.

Rasti është formuar pas zërave, apo publikimit të një dokumentari në të cilin pretendohet se spitali privat “Zhan Mitrev” ka marrë nga pacientët shuma të larta parash për hemofiltrim gjatë trajtimit nga Kovid-19, pas së cilës është hapur dhe rast në PTHP Shkup.

Procesin e udhëheq gjykatësja Lidija Petrovska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është prokurorja Iskra Haxhi Vasileva.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More