Deri të enjten mot i paqëndrueshëm me kushte për mot të ligë, gjatë fundjavës temperatura mbi mesataren

nga D V

Shkup, 27 maj – DPHM informon se deri të enjten, kryesisht në orët e pasdites, do të ketë paraqitje të shiut të kohëpaskohshëm të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Këto ditë lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe paraqitje të izoluar të breshrit. Mot më i qëndrueshëm pritet nga e premtja, ndërsa gjatë fundjavës edhe temperatura mbi mesataren.

Nesër moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor. Pasdite, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe lindore moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte për paraqitje të motit të ligë. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 6 deri 13 gradë, ndërsa ajo ditore 16 deri 28.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare më e madhe pasdite dhe me kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurt dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë veriore. Temperatura do të jetë prej 10 deri 27 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More