Zgjedhjet e përsëritura në 4 komuna, skadon afati për mbledhjen e nënshkrimeve

nga Xh M

Shkup, 30 nëntor – Sonte në mesnatë skadon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e përsëritura lokale në komunat: Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht, Gostivar dhe Qendër Zhupë.

Mbledhja e nënshkrimeve kryhet para zyrtarëve të departamentit dhe zyrës rajonale kompetente të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe para një noteri kompetent.

Vendimi për të përsëritur zgjedhjet për kryetarë të komunave në këto katër komuna është për shkak të mosarritjes së pragut të një të tretës së pjesëmarrjes në raundin e parë, të mbajtur më 19 tetor.

Qeveria ka emëruar kryetarë të deleguar që do të menaxhojnë pushtetin lokal deri në ditën e votimit, më 11 janar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More