Ushtria e Shqipërisë merr pjesë në stërvitjen shumëkombëshe në Turqi

nga D V

Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut në Ushtrinë e Shqipërisë po marrin pjesë në në stërvitjen shumëkombëshe “EFES 24”, që po zhvillohet në Turqi.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se ata po stërviten me kolegët e tyre nga 36 vende të botës.

Peleshi thekson se efektivët po demonstrojnë dhe rrisin aftësitë e tyre në hyrjen në zonën e kundërshtarit nëpërmjet detit, zbarkimin në breg dhe avancimin taktik në tokë.

“Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut po stërviten në stërvitjen shumëkombëshe “EFES 24″, që po zhvillohet në Turqi. Efektivët po demonstrojnë dhe rrisin aftësitë e tyre në hyrjen në zonën e kundërshtarit nëpërmjet detit, zbarkimin në breg dhe avancimin taktik në tokë”, shkroi Peleshi në rrjetet sociale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More