Rexhepi: Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në fillim të vitit të ardhshëm, qytetarët mund t’i dënojnë partitë në zgjedhjet lokale

nga D V

Shkup, 6 qershor – Kastriot Rexhepi nga VLEN në Daily Click në TV21 tha se Fronti Europian insiston që të bëhet pjesë e qeverisë. Rexhepi tha se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar me Mickoskin për këtë punë, por që sipas tij, qeveria do të bëhet mes VLEN dhe OBRM-PDUKM.

“Ata me kë do të bëjnë qeveri? Ja ne nuk do të bëjmë, do t’i ndërprejmë bisedimet nesër, do të themi se nuk duam të bëjmë, ata me kë do të bëjmë? Për çka i kanë dërguar emisarë Mickoskit dhe vet z.Ahmeti është takuar me Mickoskin, për çka? Po, unë nuk kam qenë brenda në takim, por e di që është takuar”, pohoi Rexhepi.

Ai foli edhe për ndryshimet kushtetuese, duke shtuar se po insistojnë që të caktohet afat për këtë çështje.

Rexhepi thotë se në rast se nuk bëhen ndryshimet deri në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm, duhet shqyrtohet pjesëmarrja në koalicionin qeverisës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More