Trafikimi i emigrantëve, Rrumbullaku: 26 të arrestuar, mes tyre edhe një punonjës policie

nga D V

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për shtyp dha detaje për megaoperacionin që goditi një grup kriminal që ka qenë i përfshirë në falsifikim të pasaportave e më pas mundësimin e udhëtimit ilegal të emigrantëve përmes tokës apo ajrit.

“Nga 31 shtetas, është bërë mundur ekzekutimi për 26 shtetas, për 4 shtetas të tjerë u bë shpallja në kërkim. Në mesin e tyre, u arrestua edhe një punonjës policie, i nvelit zbatues. Për 4 të tjerë u ekzekutua masa arrest shtëpie. Janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë. Në Spanjë u arrestuan 35 shtetas. Në Shqipëri u anagzhuan 500 forca policie. U sekuestruan 7 automjete, 1 laborator për falsifikimin e dokumentave, 10 pasaporta italiane, greke, armë gjahu, 15 kompjutera, sasi lëndësh narkotike, 47 aparatë celularë dhe bizhuteri. 120 kontrata blerje pronash dhe automjetesh. Subjektet kryesore kryenin aktivitete të falsifikimit, kryesisht të dokumenteve të BE”, tha Rrumbullaku.

Në lidhje me vrasjen e recepsionistit në një hotel në Dhërmi, drejtori i Policisë së Shtetit theksoi se “kemi dokumentuar me prova ligjore dhe shkencore gjithçka që ka të bëjë me mekanizmin e atij krimi të rëndë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More