Takimi i ministrit Osmani me zëvendës ministren e Punëve të Jashtme të Greqisë, Papadopulo

nga D V

Shkup, 13 qershor – Në margjinat e Takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që po mbahet në Shkup, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim bilateral me Zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Aleksandra Papadopoulo, kumtuan nga MPJ.

Tema e bisedës ishte perspektiva europiane e Maqedonisë së Veriut dhe nevoja për mbështetje të mëtejshme nga Greqia.

“Maqedonia e Veriut dhe Greqia si partnerë dhe aleatë duhet të luajnë rol kyç në sigurimin e stabilitetit rajonal. PBEJL si iniciativë është platformë e mirë për dialog dhe për zgjidhjen e çështjeve të hapura”, theksoi Osmani.

Ai shtoi se Greqia është mbështetëse e rëndësishme dhe e fortë e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut, si dhe një aleate e besueshme dhe domethënëse në NATO.

“Presim që kjo mbështetje për BE-në dhe bashkëpunimin në NATO të vazhdojë të zhvillohet dhe të përmirësohet në periudhën e ardhshme. Integrimi europian i rajonit ka domethënie të madhe strategjike dhe është në interesin e përbashkët për sigurinë e përgjithshme rajonale dhe evropiane”, tha Osmani.

Në takim, sipç thuhet në kumtesë, bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur nga dinamika me të cilën janë zhvilluar marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, veçanërisht në shtatë vitet e fundit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, duke theksuar nevojën e respektimit dhe zbatimit të plotë të saj nga të dyja palët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More