Shkup, 13 qershor – Në gjashtëmbëdhjetë shkolla fillore të Komunës së Kumanovës në muajin maj janë regjistruar gjithsej 923 nxënës për klasën e parë për vitin shkollor 2024/25. Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) sipas evidencave të lindjeve, këtë vit duhet të fillojnë klasën e parë 1.508 nxënës të lindur në vitin 2018.
“Ky nuk është numri përfundimtar i nxënësve të regjistruar, ka prindër që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët, ka prindër që janë në punë të përkohshme jashtë vendit, ka edhe familje të tëra që kanë emigruar. Presim më shumë fëmijë deri në shtator, siç ishte edhe vitin e kaluar. Numrin përfundimtar do ta dimë në shtator dhe më pas mund të konstatojmë dhe analizojmë”, thonë nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Kumanovës.
Më së paku nxënës të klasës së parë, nga 5, janë regjistruar në shkollat fillore “Vuk Karaxhiq” dhe “Vera Kotorka” në fshatin Kleçovcë, ndërsa më së shumti 134 në shkollën “Koço Racin” në lagjen “Goce Dellçev”, të cilët do të shpërndahen në 9 klasa.
“Në shkollat fillore “Braqa Miladinovci” në 7 paralele janë të regjistruar 119 nxënës, në shkollëm “Naim Frashëri” 116 nxënës në 6 paralele, në “Krste Misirkov” 103 në 5 paralele, në “Hristian Karposh” 93 në 7 paralele, në “Bajram Shabani” 86 në 6 paralele, në ‘Magdalena Antova’ 70 nxënës në 3 paralele, në ’11 Tetor’ 44 në 4 paralele, në ‘Jeronim De Rada’ 40 nxënës në 4 paralele, në ‘Toli Zordumis’ 35 nxënës në 5 paralele, në ‘Kirili dhe Metodi’ në fshatin Romanovcë 27 nxënës në 4 paralele, i njëjti numër në ‘Kongresin e Manastirit’ në fshatin Llopat 27 në 3 paralele, ‘Braqa Ribar’ në fshatin Tabanoc 10 nxënës në 4 paralele dhe në ‘Karposh’ në fshatin Umin Dol 9 nxënës në 2 paralele”, njoftoi Komuna e Kumanovës.
Sipas shifrave aktuale do të ketë klasa me nga dy deri në njëzet nxënës të klasës së parë.
Këtë vit janë regjistruar 124 nxënës të klasës së parë më pak se vitin e kaluar, kur ishin regjistruar 1047.
Në vitin 2017, lindën 1097 fëmijë dhe u regjistruan 1047 nxënës të klasës së parë, 50 më pak se sa pritej. Nëse shikojmë sipërfaqësisht aspektin etnik, shihet qartë se numër më të vogël ka në shkollat me nxënës serbë, pastaj me maqedonas, e tani me shqiptarë. Mirëpo gjithkund vërehet dukuria brengosëse e rënies drastike të numrit të përgjithshëm, shkruan Zhurnal.
Këto të dhëna tregojnë se ky vit shkollor ka shënuar shifra rekorde të ulëta të numrit të nxënësve, sidomos atyre që regjistrohen në klasë të parë. Më herët të rralla kanë qenë paralelet që kanë pasur vetëm 5 nxënëss, kurse tani një shkollë e tërë është me vetëm 5 nxënës në klasë të parë, shrkuan Zhurnal. Ndoshta do të regjistrohen edhe disa në afatin tjetër, por sa do të rritet numri? nga 5 në 7 ose 8! nga 10 në 15, ose nga 30 në 40. Janë shifra të mjerueshme, që duhet të prekin ndërgjegjen institucionale, sepse statistikat zyrtare tregojnë se sivjet kemi rreth pesë mijë nxënës më pak të regjistruar, në ciklin e ulët dhe të mesëm. Këto i takojnë fillimit të vitit, por zakonisht rezultojnë më të ulëta në fund të vitit, sepse brenda vitit shkollor edhe shumë nxënës tjerë marin fletëçregjistrime për t’u larguar nga vendlindja.
Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, në fillim të vitit shkollor 2023/2024 numri i nxënësve në shkollat e rregullta fillore ishte 182.124, që paraqet një rënie prej 1,6% krahasuar me vitin shkollor paraprak. Numri i nxënësve në shkollat e mesme të rregullta, në fillim të vitit shkollor 2023/2024, është 67.278, që paraqet një rënie prej 2.8% krahasuar me vitin paraprak shkollor. Ndërsa numri i shkollave është gjithsej 955, ose një shkollë më pak se vitin e kaluar, është ulur edhe numri i paraleleve, gjithsej 11.103 paralele, ose 13 më pak se vitin e kaluar. Bashkë me to është ulur edhe numri i mësimdhënësve – 18.831 ose 219 më pak se vitin e kaluar.
Një përllogaritje e thjeshtë tregon se numri i nxënësve të shkollave fillore në vetëm një vit është ulur me 2,975 nxënës – nga 185,099 vitin e kaluar në 182,124 sivjet. Se sa realisht shtë ulur numri i nxënësve mund të krijohet një ide më e qartë nëse bëjmë krahasimin me pesë vite më parë – në 2018/2019 kur në shkollat fillore u regjistruan 188 102 nxënës, ose 5978 më shumë sesa 23/24. ky vit shkollor konsiderohet më përqindjen më të lartë të nxënësve të larguar, me një minus prej 2.3 për qind nxënës më pak sesa 2017/2017. vitet e tjera reduktimet e numrave ishin më të vogla dhe varionin nga 0.2-0.8 për qind më pak nxënës. por kulmuan këtë vit shkollor më një ulje historike prej 1,6 për qind më pak nxënës. shifrat bëhen më alarmante nëse krahasimi do të bëhej me fillimin e dekadës, ku figuronin të regjistruar 191.051 filloristë- 2013/14, ose 8927 nxënës më shumë. në total nga 277.469 filloristë e gjimnazistë që janë regjistruar në vitin shkollor 2013/14, këtë vit figurojnë 28 mijë nxënës më pak.
Sa i përket arsimit të mesëm, vërehet se numri i shkollave është i njëjtë me vitin e kaluar, por numri i paraleleve është ulur me 30, nga 3530 në 3500. Nga ana tjetër, numri i gjimnazistëve është ulur me 1949 nxënës, nga 69227 sa ishte vitin e kaluar në 67278. Megjithatë, numri i mësuesve po rritet dhe nga 7047 sa ishte vitin e kaluar në 7051, prej të cilëve 4509 janë gra. Nga numri i përgjithshëm i mësuesve, 6232 janë me kohë të plotë, tregojnë të dhënat.
Ndryshe, në vendin tonë funksionojnë 34 shkolla fillore speciale me 148 paralele dhe 535 nxënës, në të cilat punojnë 228 mësues. Kemi edhe 11 shkolla fillore për të rritur me 33 paralele dhe 367 nxënës, në të cilat punojnë 41 mësues. Po ashtu funksionojnë 4 shkolla të mesme speciale me 61 paralele, 247 nxënës dhe 81 arsimtarë. Po ashtu edhe 2 shkolla të mesme fetare me 13 paralele, 135 nxënës dhe 40 mësues, në mesin e të cilëve nuk ka asnjë femër./Zhurnal