Europol shkatërron kartelin ballkanik të transportit të kokainës nga Amerika Latine, 40 persona të arrestuar! “Kokat” drejtonin nga Dubai dhe Turqia

nga Xh M

Europol ka arrestuar 40 persona dhe janë sekuestruar tetë tonë kokainë si rezultat i një operacioni katërvjeçar të policisë ndërkombëtare që synonte rrjetin kriminal që trafikonte sasi të mëdha droge nga Amerika e Jugut në Evropë nëpërmjet Afrikës Perëndimore dhe Ishujve Kanarie.

Hetimi disavjeçar që u drejtua nga forca spanjolle Guardia Civil dhe e koordinuar nga taskforca operacionale e EUROPOL-it, zbuloi se një kartel ballkanik po përdorte qendra logjistike në Afrikën Perëndimore dhe Kanarie për të kontrabanduar kokainë nga Kolumbia, Brazili dhe Ekuadori në vendet e BE-së, raportoi të enjten “The Guardian”.

Pasi droga arriti në Evropë, ajo u shpërnda në të gjithë kontinentin duke përdorur qendra të trajtimit në Belgjikë, Kroaci, Gjermani, Itali dhe Spanjë.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, EUROPOL-i tha se drejtuesit e këtij karteli janë vendosur përkohësisht në Turqi dhe Dubai.

“Nga atje, ata operuan qendrat e kontrollit dhe komandës së rrjetit kriminal. Hetimet në këtë rrjet identifikuan një kërcënim të rëndësishëm – aftësinë e akterëve kriminalë për të bashkëpunuar ngushtë në baza afatgjata në vende për të lehtësuar operacionet e tyre të trafikut të drogës në shkallë të gjerë”, thuhet në deklaratën e EUROPOL-it.

EUROPOL-i tha se bashkëpunimi midis nëntë forcave kombëtare – Brazilit , Belgjikës, Kroacisë, Gjermanisë, Italisë, Serbisë, Spanjës, Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe – ka rezultuar vendimtar për kapjen e rrjetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More