Në Shkup sot në mëngjes reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima

nga D V

Shkup, 14 qershor – Në orët e hershme të mëngjesit territori i Shkupit është përfshirë nga një masë e paqëndrueshme vranësirash, e përcjellë me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe me paraqitje të mundshme të breshërit. Reshje më intensive ka pasur në rrezën e kodrave të Malit të Zi të Shkupit, informoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

QMK-ja thekson se edhe lugina e Kumanovës është e prekur nga një masë e paqëndrueshme vranësish e përcjellë me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe breshër dhe për momentin një masë e paqëndrueshme ajrore po lëviz në drejtim të qyteteve Berovë dhe Pehçevë. Parashikohet që Berova dhe Pehçeva të preken nga një masë vranësore e paqëndrueshme e përcjellë me reshje të dendura shiu, bubullima dhe breshër. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More