QMK: Është liruar një ari që kishte ngecur në një pemë në Hanet e Mavrovës

nga D V

Shkup, 14 korrik – Është liruar një ari i cili kishte ngecur në degët e një peme në oborrin e një shtëpie verore në Hanet e Mavrovës. Rasti është raportuar mëngjesin e sotëm në orën 07:35 në numrin e vetëm të emergjencës 112, kumtoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Sektori për Operacione dhe Koordinim i QMK-së ka njoftuar menjëherë Parkun Kombëtar “Mavrovë” dhe MPB-në.

“Tek ariu i ngecur menjëherë ka shkuar një ekip roje nga PK “Mavrovë”, ndërsa në të njëjtën kohë ka mbërritur edhe një patrullë e MPB-së për sigurimin e vendit të ngjarjes. Disa qen endacakë i lehën në mënyrë agresive ariut të frikësuar, i cili me siguri nga frika u ngjit në pemë dhe u fsheh në degët. Pasi rojet i përzunë qentë, ariu vetë zbriti nga pema dhe vrapoi drejt pyllit aty pranë”, theksohet në kumtesën e QMK-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More