Kontrolle dermatologjike pa pagesë këtë fundjavë në Parkun e Qytetit

nga Xh M

Shkup, 15 qershor – Kontrolle dermatologjike pa pagesë të shenjave dhe ndryshimeve në lëkurë do të mundësohen sot dhe nesër prej orës 17:00 deri në orën 21:00 në Parkun e Qytetit në Shkup, në organizim të “dm drogerie markt”, ndërsa fundjavën tjetër kontrolle të këtilla do të ketë edhe në Ohër.

Kontrollet pa pagesë DM i organizon për të dytin vit me radhë, ndërsa termini i parë këtë vit u mbajt më 9 qershor në Parkun e Gazi Babës, kur, siç informojnë, pati interesim të madh nga qytetarët që vinin për kontroll tek ekipi i dermatologëve profesionistë.

Me dermatoskop kontrollohen shenjat dhe parregullsitë e tjera në lëkurë në mënyrë që të konstatohet gjendja dhe lloji i lëkurës, të vërehen ndryshimet pigmentuese apo krijimi i shenjave të reja të cilat mund të kushtëzohen nga veprimi i dëmshëm i rrezeve të diellit.

Nga atje e transmetojnë thirrjen e dermatologëve të cilët alarmojnë për rritje të rasteve të melanomit të lëkurës, posaçërisht tek popullata e re.

Fundjavën e ardhshme (22 dhe 23 qershor) në periudhë prej orës 16:00 deri në orën 20:00, përkatësisht prej 11:00 deri më 15:00, kontrolle dermatologjike pa pagesë do të organizohen në “Kuba Libre” në Ohër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More