Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.
Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor, megjithatë nuk priten reshje në territor. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor. Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./abcnews/