Hendeku gjinor vetëm sa shkon e thellohet!

nga I.A

Shkup, 21 qershor – Në Maqedoninë e Veriut integrimi i gruas në politikë është shumë proces i ngadalshëm edhe me shumë barriera që vështirë tejkalohen. Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 58 në botë sipas Indeksit të Hendekut Gjinor të vitit 2024, publikuar nga Forumi Ekonomik Global. Para shtetit tonë renditen Shqipëria në vendin e 23, Serbia në vendin e 26. Ndërsa pas Maqedonisë së Veriut qëndron Bullgaria në vendin e 60 dhe Kroacia në vendin e 61. Mjedisi politik në vendet tona më një demokraci jo shumë të zhvilluar, agresiviteti e konfliktualiteti i politikës i bën gratë të stepen apo të mos angazhohen në politikë. Ashpërsia e luftës politike, gjuha e vrazhdë ofenduese dhe me urrejtje që përdoret, etiketimet dhe konsiderimi i politikës si domen i burrave, ndikojnë shumë në vendimin për tu angazhuar ose jo në politikë për një grua, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut renditet në vende jo të favorshme për sa i përket hendekut gjinor –

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 58 në botë sipas Indeksit të Hendekut Gjinor të vitit 2024, publikuar nga Forumi Ekonomik Global. Para shtetit tonë renditen Shqipëria në vendin e 23, Serbia në vendin e 26. Ndërsa pas Maqedonisë së Veriut qëndron Bullgaria në vendin e 60 dhe Kroacia në vendin e 61.

Sipas qytetarëve që hendeku gjinor të ulet duhet që të gjithë të jenë të barabartë në çdo fushë, në veçanti kur behët fjalë për arsimim, punësimin dhe pozitën e gruas në shoqëri.

“Të kemi më shumë mundësi punësimi të grave më lartë e jo vetëm punëtore në punë të klasit normal e pse jo të tregojmë se çdokush sa i ka aftësitë e veta, t’i shfaqim para botës dhe të arrijmë edhe më shumë më mirë e pse jo që edhe një arritje më e madhe të jetë nga një grua”, tha një qytetare për Alsat.

“Reforma në arsim, ndonjë mundësi e re shkollimi, të flitet më shumë për arsimim, menaxhim më i mirë apo ndoshta financim, ofrim i kurseve që të kenë shpresë për të ardhmen”, u shpreh njw qytetare.

“Duhet të ndryshohet populli dhe politikanët, ata mendojnë vetëm për vete dhe jo për popullin, as për arsimim e sheh gjithçka vodhën e dërguan në shtëpi”, theksoi njw qytetare.

Krahasuar me një vit më parë vendi ka ngritje për 15 pozita, por përsëri qëndron nga fundi sa i përket radhitjes së Indeksit të Hendekut Gjinor. Evropa është e para në renditjen rajonale të vitit 2024, duke mbyllur tre të katërtat e hendekut të saj gjinor (75%). Rezultati i përgjithshëm i barazisë së Evropës është përmirësuar me 6.2 pikë përqindje që nga viti 2006.

Gratë ende në nivel të ulët në përfaqësim –

Gratë në këtë shekull kanë filluar betejën e ashpër “luftën” për mbijetesë nga meshkujt. Pra, ka meshkuj të cilët në mënyrë jo njerëzore u ndërpresin të drejtën dhe lirinë për të jetuar shumë grave. Kjo gjë në mënyrë të shpejt duhet të normalizohet sepse me këtë avaz edhe shumë jetë do të humbin. Duhet të rritet siguria dhe liria për gratë, duhet të rriten dënimet dhe të ashpërsohen format e ndëshkimit të meshkujve jo njerëzorë që vrasin gra, dhuna në familje duhet të raportohet e ndaj saj të merren masa të menjëhershme për të evituar rastet me përfundime fatale.

Me fjalë të tjera institucionet e sigurisë duhet të garantojnë vetëm siguri asgjë më pak e asgjë më shumë, në të kundërtën qenia njerëzore po e humbë kuptimin, në vend se të luftohet për të drejta të barabarta, përfaqësim të drejt dhe dinjitoz gjinor në politikë e institucione. Sot, gratë po bëjnë përpjekje për të mbijetuar. Gratë përballën me paragjykime dhe stereotipe të natyrave të ndryshme vetëm që të eliminohen nga gara politike, dhe “burrat” frikacakë e të pakompletuar ta kenë terrenin e tyre më të pastër, të jenë fitues pa qenë garues. Në fakt politika ka nevojë për profesionistë, njerëz të ditur e të ndershëm, nuk ka fare ndikim e nevojë të bëhen ndarje gjinore. Në pushtetin lokal, pjesëmarrja e grave është 36 % por vetëm disa gra arrijnë majat e politikës, theksoi shefi i OSBE-së Kilian Val. Ai tha se në Gjermani kemi më pak pjesëmarrje të grave në politikë. Edhe pse Gjermania është shembull në botë që në krye të vendit ka pasur zonjën e hekurt, Angela Merkel.

“Realiteti i trishtuar është se vetëm disa gra arrijnë majat, sepse janë të dekurajuara që të vazhdojnë karrierën e tyre në politikë. Pjesëmarrja e gruas në politikë dhe në jetën shoqërore në përgjithësi kontribuon në një cilësi më të mirë të jetës dhe një shoqëri më të suksesshme. Ky vend nuk ka pasur asnjëherë presidente apo kryeministre femër. Le ta ndryshojmë këtë!”, deklaroi  shefi i misionit të OSBE-së, Kilian Val. Komentet që fyejnë, nënçmojnë dhe degradojnë gratë, kryesisht politikane, duke i portretizuar ato si objekt seksual, jo vetëm që cenojnë dinjitetin dhe qetësinë mendore të grave, por ngjallin frikë, nxisin padurim dhe demotivojnë vajzat e reja për t’u përfshirë në politikë.

Gratë më shumë në numër, por më pak hapësirë për pozita udhëheqëse –

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës, bazuar në regjistrimin e fundit të popullësisë nga viti kaluar, 50.4% janë femra dhe 49.6% meshkuj. Edhe përskaj kësaj që femrat në numër dominojnë meshkujt, në Maqedoninë e Veriut sërish zhvillohet beteja për barazi gjinore që rrallë herë marrin gratë atë që u takon. Si në pozita vendimmarrëse, ngjashëm edhe në pozitat udhëheqëse që janë të diskriminuara. Barazia gjinore është një ndër objektivat kryesore të Bashkim Evropian. Në të dhëna të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, shihet se gratë nuk janë të inkuadruar barabartë si burrat në tregun e punës. Nga 795.276 të punësuar në Maqedoninë e Veriut 478.903 janë burra, ndërsa vetëm 316.373 janë gra.

Mjedisi politik në vendet tona më një demokraci jo shumë të zhvilluar, agresiviteti e konfliktualiteti i politikës i bën gratë të stepen apo të mos angazhohen në politikë. Ashpërsia e luftës politike, gjuha e vrazhdë ofenduese dhe me urrejtje që përdoret, etiketimet dhe konsiderimi i politikës si domen i burrave, ndikojnë shumë në vendimin për tu angazhuar ose jo në politikë për një grua. Gratë në këtë shekull kanë filluar betejën e ashpër “luftën” për mbijetesë nga meshkujt. Pra, ka meshkuj të cilët në mënyrë jo njerëzore u ndërpresin të drejtën dhe lirinë për të jetuar shumë grave.

Kjo gjë në mënyrë të shpejt duhet të normalizohet sepse me këtë avaz edhe shumë jetë do të humbin. Duhet të rritet siguria dhe liria për gratë, duhet të rriten dënimet dhe të ashpërsohen format e ndëshkimit të meshkujve jo njerëzorë që vrasin gra, dhuna në familje duhet të raportohet e ndaj saj të merren masa të menjëhershme për të evituar rastet me përfundime fatale. Me fjalë të tjera institucionet e sigurisë duhet të garantojnë vetëm siguri asgjë më pak e asgjë më shumë, në të kundërtën qenia njerëzore po e humbë kuptimin, në vend se të luftohet për të drejta të barabarta, përfaqësim të drejt dhe dinjitoz gjinor në politikë e institucione. Sot, gratë po bëjnë përpjekje për të mbijetuar. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More