Shkup, 21 qershor – Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informon rregullisht për raportime për gjarpërinj në zonat e banuara, ndërsa autoritetet apelojnë që gjatë verës të jenë të kujdesshëm, për të mbrojtur qytetarët nga zvarranikët.
Urgjenca mjekësore në Shkup regjistroi rastin e parë të kafshimit nga gjarpri.
“Me autoambulancë personi është transportuar për tretman në Klinikën Infektive në Shkup, ku është lënë për trajtim dhe vëzhgim të mëtutjeshëm”, tha Panov.