Shkup, 23 qershor – Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen nga ai.
Gjithashtu apelojmë që të shtyhen të gjitha udhëtimet jo thelbësore në këtë vend.
Ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës dhe rrjedhimisht zvogëlimit të mundësive për largim me kohë nga Libani.
Si gjithmonë, Ministria e Punëve të Jashtme i vë të gjitha kapacitetet e saj për t’i ndihmuar qytetarët tanë dhe rikujton në SOS linjën telefonike të Ministrisë së Punëve të Jashtme +389 75 268 736 (email adresa: globalsos@mfa.gov.mk ).