Kuvendi do t’i plotësojë vendet e deputetëve të cilët u bënë ministra

nga D V

Shkup, 25 qershor – Kuvendi sot në seancën e tetë duhet të verifikojë mandatet e deputetëve të rinj që do të vijnë në vendin e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe disa ministrave të sapozgjedhur.

Deputetë bëhen Dragan Nedeljkoviq, Velika Stojkova Serafimovska, Sergej Popov, Emilija Angelova, Vesna Gjorgjieva dhe Dijana Ilievska nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Feride Haxhiu dhe Kaltrina Haxhiu nga koalicioni VLEN.

Ata vijnë në vendet e Mickoskit dhe të ministrave Gordana Dimitrieska Koçoska, Lupço Dimoski, Izet Mexhiti, Vllado Misajlovski, Ivan Stoiljkoviq, Aleksandar Nikolloski dhe Fatmir Limani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More