Konferenca përfundimtare e projektit “Për drejtësi – Organizatat civile për një gjyqësor të pavarur dhe efikas”

nga D V

Shkup, 25 qershor – Konferenca përfundimtare e projektit “Për drejtësi – Organizatat civile për një gjyqësor të pavarur dhe efikas” do të mbahet sot në hotelin Meriot në Shkup. Projekti është financuar dhe zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e hapur – Maqedoni dhe grupi Bluprint për reforma në drejtësi.

Rezultatet kyçe nga puna e grupit Bluprint do t’i prezantojë Aleksandra Cvetanovska, kryetare e Shoqatës së Juristëve të Rinj të Maqedonisë (SHJRM), pas çka do të mbahen tre panel debate, në të cilat, siç njoftojnë organizatorët, do të flasin kryetarja e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva, akademiku Vlado Kambovski, drejtoresha e Akademisë për Trajnimin e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë Natasha Gaber-Damjanovska, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Gjykatës Supreme, Këshillit të Prokurorëve Publikë, Odës së Avokatëve, Institutit për të Drejtat e Njeriut, Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Institutit për Politika Evropiane dhe Qendrës për Hulumtime dhe Analiza Juridike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More