Shkup, 25 qershor – “Unë personalisht nuk e kam kërcënuar as Ana Pavlova Danevën, as kryetarin e gjykatës”, tha ish-deputeti Samka Ibraimoski, të cilin dje në MPB e ka raportuar kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, për kërcënime ndaj gjyqtarëve kushtetues.
Ibraimovski sot në një paraqitje para mediave ka treguar se është thirrur në polici, por për një pyetje të bërë në rrjetin social Facebook dhe se nuk ka kërcënuar askënd.
Në konferencën për media, Samka Ibraimoski iu referua veprimeve të Gjykatës Kushtetuese, e cila ditë më parë ka iniciuar procedurë të re për nenin 2 dhe nenin 4 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie detyrimore.
Sipas Ibraimovskit, problemi dhe pyetja kryesore që duhet ta bëjë opinioni është se si është e mundur që Gjykata Kushtetuese të refuzojë një iniciativë për shqyrtimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së ndryshimeve në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve dhe pastaj të rishqyrtojë vendimin e saj me të njëjtën iniciativë.