Komuna e Gostivarit hap aplikimet online për mbështetjen financiare prej 6000 den për fëmijët e posa lindur

nga D V

Shkup, 3 janar –  Komuna e Gostivarit njofton se ka paraparë ndarjen e 6.000 denarëve për çdo fëmijë të posa lindur në Gostivar.

“Aplikimi bëhet në ueb-faqen e Komunës së Gostivarit, www.gostivari.gov.mk ku kërkohet certifikata e lindjes së foshnjës, letërnjoftimi i babës dhe nënës, transaksioni bankar i njëri nga prindërit dhe numri i kontaktit.

Kjo masë erdhi me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, ndërsa u votua në seancën e fundit të Këshillit të Komunës së Gostivarit.

Kjo mbështetje financiare për familjet e porsalindura mund të lehtësojë disi shpenzimet fillestare dhe tregon përkushtimin e komunës ndaj politikës sociale dhe familjeve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More