Petrovska: Ndërhyrja e Zaevit në zgjedhje do të sjellë përçarje të reja në LSDM

nga D V

Shkup, 27 qershor – Kandidatja për kryetare të LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, e pyetur nëse ish-kryetari Zoran Zaev qëndron prapa kandidatit Venko Filipçe dhe nëse një mbështetje e tillë i jep përparësi Filipçes, Petrovska vlerëson se kjo mund të kontribuojë në ndarje të mëtejshme brenda partisë.

“Qëndrimi i ndonjë prej ish-kryetarëve pas ndonjë prej kandidatëve aktualë, mendoj se vetëm do ta përçajë më tej partinë dhe mendoj se mund ta vështirësojë procesin e zgjedhjes legjitime të një presidenti. I respektoj të gjithë ish-kryetarët e LSDM-së sepse kanë lënë gjurmë në parti dhe në vend, por më duhet përkrahja e anëtarësisë”, tha Petrovska.

Petrovska tha se nëse nuk i fiton zgjedhjet, atëherë nuk do të kërkojë asnjë pozitë, por se do të mbetet deputete e LSDM-së në Kuvend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More