LSDM sot zgjedh kryetarin e ri

nga Xh M

Shkup, 30 qershor – LSDM sot në zgjedhje të jashtëzakonshme do të zgjedhë kryetarin e ri të partisë. Votimi do të zhvillohet në 77 vendvotime në gjithë vendin, ndërsa të drejtën e votës mund ta shfrytëzojnë rreth 23 anëtarë akreditues.

Në garë për në krye të partisë është ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe deputet aktual, Jovan Despotovski si dhe Aleksandar Bajdevski, ndërsa Sllavjanka Petrovska dje një ditë para zgjedhjeve, tërhoqi kandidaturën e saj.

Në këto zgjedhje do të votojnë 23.373 anëtarë të akredituar të LSDM-së, ndërsa para tre viteve, kur kryetari i partisë u zgjodh Zoran Zaev, në votim morën pjesë 68.999 anëtarë të akredituar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More