Arrestimi i 56-vjeçarit në Serbi për “krime lufte”, Haxholli: Duhet të jetë pjesëtarë i forcave serbe

nga Xh M

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar për arrestimin e një qytetari të dyshuar për krime lufte në vitin 1999 në Koshare.

Në një postim në Facebook, Haxholli identifikoi personin e arrestuar si F.K., një burrë 56-vjeçar.

Ai gjithashtu ka theksuar se të vetmit që kanë kryer krime në Kosovë, ku forcat militare e paramilitare pësuan fiasko, janë forcat serbe.

Haxholli gjithashtu ka kritikuar njoftimin e ministrit serb të Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, duke e quajtur tentativë për të ngarkuar përgjegjësi të pavërtetë për ngjarjet në Kosovë gjatë luftës.

“Të vetmit që kanë bërë krime në Kosovë, Koshare, ku forcat miltare dhe paramilitare pësuan fiasko, janë forcat serbe, dhe nëse dikush duhet ndjekur për krime lufte në Kosovë dhe Koshare, ai do të duhej të jetë pjesëtarë i atyre forcave. Daçiq edhe pas 30 vitesh mund të mbijetoj në politikën serbe edhe me këto mësymje, por Kosova ka fituar përjetësisht në luftë dhe në paqe kundër Serbisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka shtuar se Kosova ka fituar përgjithmonë në luftë dhe paqe kundër Serbisë, duke theksuar se përgjegjësia për krime lufte duhet të bëhet e ditur dhe të ndiqet përkatësisht.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More