Shkup, 3 korrik – Pensionistët në Maqedoninë e Veriut pak kohë kalojnë në shtëpitë e tyre, pasi pjesa më e madhe e kohës në spitale për tu trajtuar dhe pjesa tjetër në rrugë për të kërkuar pensione më të larta. Jo që kanë nevojë për të bërë jetë luksi por për t’i mbuluar shpenzimet obligative për të siguruar bukën e gojës dhe barnat, kaq nuk duan e nuk kanë nevojë për më shumë. Në anën tjetër pensionistët janë target grup i partive politike sepse janë të vetëdijshëm që gjykime më të sakta vijnë pikërisht nga kjo kategori e qytetarëve dhe ditën e votimit janë këta që dinë të shpërblejnë por dinë dhe munden të ndëshkojnë. Por, i gjithë interesimi i partive politike për pensionistët po përfundonte vetëm me fjalë boshe sepse në parim pensionistët neglizhoheshin, por kësaj radhe janë trajtuar me rritje pensionesh për 5 mijë denarë, shkruan Zhurnal.
Pensionistët i gëzohen rritjes së pensioneve për 5 mijë denarë –
Pensionistët mirëpresin vendimin e qeverisë për rritjen lineare të pensioneve prej 5 mijë denarësh në dy faza me nga 2500 denarë. Kryetarja e lidhjes së shoqatave të pensionistëve Stanka Trajkova kërkon zgjidhje sistemore dhe afatgjate me ndryshime ligjore.
“Gjithesi do të thotë përmirësim i statusit material të shfrytëzuesve të pensioneve, nëse llogaritet edhe lartësia e pensioneve dhe ajo të merret bazë për rritjet e mëtejme, përkatësisht harmonizim. Por për realizimin e kësaj të drejte patjetër të bëhen ndryshime të caktuara në ligjin për sigurimin pensionalo invalidor. Me këtë rast duhet të mbahet llogari për tri komponenta. E para pensionisti që duhet ta fitojë të drejtën që është figura dhe personaliteti më i rëndësishëm e më pas edhe vet sistemi pensional nga aspekti i qëndrueshmërisë së tij dhe këtu duhet të kihen parasysh edhe të siguruarit në shtyllën e dytë pensionale”, tha Stanka Trajkova nga Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve.
VMRO-DPMNE: Me rritjen e pensioneve po mbajmë premtimet
Kryemisnitri Mickoski në takimin me pensionistët në Veles ka sqaruar se rritja e menjëhershme në shtator për 5 mijë denarë, ka qenë e pa mundur për shkak të mungesës së dy miliard denarëve për pagesën e pensioneve. Mickoski tha se megjithatë rritja do të bëhet para afatit të paraparë prej një viti. Nga VMRO-DPMNE thonë se me këtë vendim për rritjen e pensioneve po e mbajnë premtimin parazgjedhor ndaj pensionistëve.
“Rritjen e parë prej 2500 denarësh pensionistët do ta marrin në shtator. Kjo do të jetë e përhershme dhe lineare. Ndërsa rritjen e dytë do ta marrin në mars të vitit të ardhshëm e cila poashtu është e përhershme dhe lineare”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Në vend aktualisht ka 337 mijë pensionist prej të cilëve rreth 90 mijë pensionist marrin pensionin më të ulët prej 13 mijë e 852 denarësh, ndërsa pensioni mesatar aktualisht arrinë në 21 mijë e 299 denarë, ndërsa pensioni më i lartë arrinë në 80 mijë e 280 denarë.
Ata që duhej t’i përfillin pensionistët vetes i kishin siguruar paga mbi 2 mijë euro, por sot janë pjesë e opozitës –
Ndryshe, kur punëtorët shëndetësorë, arsimor, pensionistët e të tjerë kanë nevojë të patjetërsueshme për rritje të pagave për të mbijetuar këtë duhet ta bëjnë përmes formave të ndryshme, bojkot, grevë, e duke dalë në rrugë. Por, zyrtarëve shtetëror i rritet paga vetëm me anë të ndryshimit të një ligji, madje as pa kërkuar. Këtu shihet qartë diferencimi nga të qënurit qytetarë dhe punëtorë në RMV dhe të qënurit zyrtar, kjo është fyerje dhe ofendim për klasën punëtore. Nuk duheshe të rriten pagat e zyrtarëve duke marrë parasysh gjendjen e rënduar ekonomike në vend, është gabim skandaloz dhe pasqyrim real se sa zyrtarët brengosen për qytetarët.
Rritja e pagave prej 78% është veprim skandaloz i qeverisë së dështuar dhe i papranueshëm për qytetarët, sepse me automatizëm ishte nënvlerësim i punëtorëve tjerë. Shërbyesit e popullit të quajtur në teori të paguhen me paga marramendëse e shumë të larta, shumëfish më të larta se pagat mesatare në vend, tregon qartazi se zyrtarët nuk e kanë hallin e qytetarëve, por se si të pasurohen më shpejt e më shumë. /Zhurnal.mk