Shkup, 4 korrik – Presidentja e shtetit dhe komandante supreme e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova sot do ta vizitojë Shtamadhorinë e Armatës dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Pas pritjes zyrtare para MInistrisë së Mbrojtjes, në vazhdim është takimi i Siljanovska-Davkova me ministrin e Mbrojtjes Vllado Misajllovski, shefin e Shtamadhorisë gjeneralnënkolonelin Vasko Gjurçinovski, gjeneralët e Armatës dhe me drejtues të lartë në Ministri.