Shteti mik i shqiptarëve SHBA feston 248 vjetorin e pavarësisë!

nga I.A

Shkup, 4 korrik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku 2024 shënon 248-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar. Populli shqiptarë karakterizohet krahas besnikërisë si vlerë me të cilën njihet botërisht edhe për mirënjohjen dhe falënderimin e secilit dhe secilës ndihmë që është ofruar për çlirim dhe zhvillim. Prandaj, në vrazhdën e mirënjohjeve sigurisht më meritorët janë SHBA-të të cilët orkestruan dhe realizuan me ndihmë të parezervë çlirimin e shtetit të Kosovës të uzurpuara nga okupatorët serb. Ndihmat e SHBA-së ishin të ndryshme si ushtarake e materiale, si dhe lobim që në nidhmë të aktivizohen edhe shtetet tjera të Evropës, shkruan Zhurnal.

SHBA feston 244 vjetorin e pavarësisë –

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku 2024 shënon 244-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.  Kongresi Kontinental miratoi formulimin përfundimtar të Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776. Ata kishin punuar për të për disa ditë pasi drafti u dorëzua më 2 korrik dhe më në fund ranë dakord për të gjitha redaktimet dhe ndryshimet.

4 korriku 1776, u bë data që u përfshi në Deklaratën e Pavarësisë dhe kopja e zbukuruar e shkruar me dorë që u nënshkrua në gusht. Është gjithashtu data që u shtyp në Dunlap Broadsides, kopjet origjinale të shtypura të Deklaratës që u qarkulluan në të gjithë shtetin e ri. Të nesërmen, kopjet e Deklaratës së Pavarësisë u shpërndanë dhe më 6 korrik, The Pennsylvania Evening Post u bë gazeta e parë që shtypi dokumentin e jashtëzakonshëm.

Deklarata e Pavarësisë është bërë që atëherë simboli më i dashur i lirisë në SHBA. Dita e Pavarësisë në SHBA kremtohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.

Miqësia SHBA-shqiptarë e përjetshme –

Ajo çfarë e karakterizon popullin shqiptarë përpos besnikërisë dhe fjalës së dhënë si vlerë e njehur botërisht është edhe mirënjohja përsecilin shtet, popull e individ që ka ndihmuar në çlirimin dhe pavarësimin e tokave shqiptare. Këtë mirënjohje shqiptarët e kanë shprehur në forma të ndryshme që shpesh herë janë gozhduar se po rreshtohet si të “nënshtruar” ndaj atyre që ju ndihmuan në çlirim.

Ndihma e fundit nga SHBA-të për shqiptarët nuk ekziston pasi ndihmat janë të vazhdueshme pa fund. Por, ajo që ngjalli gjithë vëmendjen e faktorit ndërkombëtarë dhe që preki emocionalisht secilin shqiptarë ishte periudha e bombardimeve për 78 ditë rresht duke gjunjëzuar Serbinë okupuese.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar një ndihmë humanitare prej 500 milion dollarësh për të ndihmuar në ringritjen e shtëpive për shqiptarët të shkatërruara nga forcat serbe. Këshilltari i Sigurimit Kombëtar i presidentit Bill Klinton, Samuel Berger atëkohë theksoi se Uashingtoni do ta propozoj këtë ndihmë në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, si hap i parë për rindërtimin dhe stabilizimin e Ballkanit.

Por Berger duke reflektuar mbi dënimin amerikan të vrasjes të katër serbëve në Kosovë tha se cilido që dëshiron të bashkëpunoj me SHBA duhet të punoj për ti dhënë fund dhunës etnike. Gjithashtu SHBA kanë këmbëngulur në atë që Evropa duhet të jetë donatorja për rindërtimin e Kosovës dhe Ballkanit të pas luftës, pasi SHBA kanë shpenzuar shumë në fushatën e bombardimeve ajrore mbi ish-Jugosllavi.

Momenti kur presidenti amerikan Bill Clinton njoftoi për nisjen e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake serbe më 24 mars, 1999 –

25 marsi i vitit 1999-të shënon edhe nisën bomardimet e NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe. Pas refuzimit atëherë të “Kasapit të Ballkanit”, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, dha urdhër për nisjen e sulmeve ajrore të Aleancës Veriatlantike. Ato zgjatën 78 ditë deri më 9 qershor, kur okupatori serb edhe u dorëzua. Para nisjes, Clinton mbajti edhe një fjalim ku edhe ua sqaroi popullit amerikan se pse kjo fushatë ishte e nevojshme.

“Sot forcat tona iu bashkuan NATO-s kundër forcave serbe që janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Po veprojmë për t’i mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga ofensiva ushtarake, po veprojmë për ta parandaluar një luftë më të gjerë”, kishte thënë ai.

Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi se Serbia agresore ishte mospërfillëse edhe kur liderët kosovarë, gjatë kohës kur kosovarët po vriteshin, ishin pajtuar për paqe.

“Për vite me radhë kosovarët ishin munduar paqësisht që të rifitonin të drejtat e tyre, kur Millosheviqi i dërgoi trupat e tij që t’i shtypte, kjo përpjekje u bë e dhunshme. Ne propozuam një marrëveshje të paqes që liderët kosovarë e nënshkruan, megjithëse nuk i dha gjithçka që donin ndërsa serbët refuzuan edhe të diskutojnë. Kjo nuk ishte luftë në kuptimin tradicional, ishte sulm me tanke e artileri ndaj njerëzve që në masë të madhe ishin pa mbrojtje, liderët e të cilëve u pajtuan për paqe”, theksoi ai.

Nga këtu kuptohet që ndihmat e SHBA-së për Kosovën dhe shqiptarët kanë qenë të gjithanshme si materiale ngjashëm edhe ushtarake. Populli e shteti amerikan çdoherë kanë qenë dhe janë në mbrojtje të popujve që shtypen padrejtësisht e këtë më së miri e kanë dëshmuar me popullin shqiptarë. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More