Siljanovska Davkova: Në Këshillin e Sigurimit do të ketë ekspertë për probleme globale, për eurointegrime dhe për ndryshime klimatike

nga Xh M

Shkup, 4 korrik – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova njoftoi se së shpejti Kabineti i saj do të zgjerohet me këshilltar për politikë të brendshme, si dhe se do t’i plotësojë tri vendet në Këshillin e Sigurimit me ekspertë për problemet globale, për integrimet evropiane dhe për ndryshimet klimatike.

Siç theksoi sonte Siljanovska Davkova në “Vetëm intervistë”, tani për tani ka vetëm një këshilltar për politikë të sashtme, Zhidas Daskalovski, edhe pse mund të angazhojë dhe katër tjerë.

“Tani për tani kam një këshilltar, për politikë të jashtme, ai është Zhidas Daskalovski, ndërsa pesë mund të punësohen sipas ligjit. Ata njerëz, të cilët unë dua t’i përfshijë kanë kohë që ikin nga politika. Thonë se do të japin këshilla në çdo kohë, por pa e institucionalizuar atë. Por, së shpejti do të bëhet fjalë edhe për politikë të brendshme, ndërsa unë do të plotësoj edhe tre vendet në Këshillin e sigurimit. Dëshiroj që Këshilli të ketë një ekspert për probleme globale, për integrimet evropiane dhe për ndryshimet klimatike”, theksoi presidentja Siljanoska Davkova.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More