Shkup, 4 korrik – Imuniteti i dobët i fëmijëve rikthen viruset e vjetra, thonë mjekët pediatër. Nëse më herët kishte vetëm dy raste të virusit parvo gjatë gjithë vitit, në periudhën e kaluar në ambulancë kishte 15 fëmijë me skuqje të lëkurës. Infeksioni përhapet shpejt dhe zgjat deri në shtatë ditë.
“Kur fëmijët dalin jashtë të luajnë dhe kur vrapojnë u rritet skuqja nëpër trup dhe gradualisht u qetësohet. Rekomandim deri tek prindërit, që nëse u ndodh kjo fëmijëve të tyre të mos shkojnë nëpër laboratori për analiza, por të konsultohen me mjekun amë dhe gjithçka do të rregullohet. Jo vetëm fëmijët, por edhe më të moshuarit nuk janë imunë ndaj virusit parvo, por ndryshe nga më të rinjtë, e kanë më të vështirë ta kalojnë atë.”, – deklaroi pediatrja Dragana Markovska.
Mjekët thonë që ky virus nuk shkakton komplikime, por shqetësohen për pneumonitë, që ende nuk janë larguar në këtë periudhë të nxehtë.
Ajo që na brengos më shumë në këtë periudhë është se infeksionet e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes ende janë prezente. Numri i pacientëve nga këto infeksione tashmë duhej të ulej plotësisht dhe të vazhdohej me viruset e verës, si ato të barkut.”, – theksoi pediatrja, Dragana Markovska.
Doktoresha Markovska thotë se ka pneumoni atipike të shkaktuara nga bakteret karakteristike të moshës shkollore, kolektive, ndërsa tani ka edhe në çerdhe. Imuniteti i fëmijëve këtë vit nuk është zhvilluar sa duhet. Kjo është pasojë e izolimit gjatë pandemisë së Kovidit.