PDSH mbajti mbledhjen e Kuvendit Qendror

nga Xh M

Tetovë, 4 korrik – Partia Demokratike Shqiptare sot në Tetovë e mbajti mbledhjen e Kuvendit Qendror, ku u diskutua situata aktuale politike në vend dhe me vota unanime nga të gjithë kuvendarët e pranishëm u sollën këto konkluza:

1. Edhe pse me epilogun e zgjedhjeve parlamentare u delegjitimua vullneti politik i shqiptarëve në RMV, u nënçmua përfaqësimi në pushtetin ekzekutiv si asnjëherë më parë dhe me këtë u vu në pikëpyetje organizimi politik i shqiptarëve në këtë shtet, PDSh-ja aktivitetin e mëtutjeshëm politik do ta zhvillojë si opozitë konstruktive, në mënyrë që të vazhdojë të përkujdeset për interesat strategjike kombëtare.

2. Duke u nisur nga zhvillimet e fundit dhe nga situata e rëndë politike në vend, mendojmë se Fronti Evropian mbetet i vetmi koalicion shqiptar legjitim – mbrojtës i interesave dhe i të drejtave të shqiptarëve, andaj PDSH si partia më e vjeter, e dëshmuar për avancimin e pozitës dhe të të drejtave të shqiptarëve, do të vazhdojë bashkëpunimin me Frontin Evropian.

3. Të gjithë treguesit relevantë për ardhmërinë politike të vendit, flasin se situata lidhur me rrugën eurointegruese është e rëndë, prandaj PDSH do të ndjek zhvillimet me shumë kujdes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More