Ish studentët nga Tetova që kanë studiuar në Univesitetin e Zagrebit festuan 355 vjetorin e Universitetit

nga Xh M

Tetovë, 4 korrik – Ish studentët nga Tetova që kanë studiuar në Univesitetin e Zagrebit, në mënyrë solemne shënuan 355 vjetorin e themelimit të Universitetit të Zagrebit, si një ndër Universitetet më të vjetra në Evropë i themeluar në vitin 1669. Organizatorët e këtij manifestimi, theksuan se ne ish studentët shqiptare nga Tetova e rrethina të të gjithë gjeneratave jemi krenarë që kemi studjuar në këtë Universitet me renome botërore,Në këtë takim, u nënvizuar se popullin kroat ne shqiptarët i kemi patur historikisht aleatë që na kanë ndihmuar e përkrahur në gjitha sfidat e peripecitë tona që kemi kaluar si komb.Në kete organizim u evokuan kujtime nga jeta studentore ku u potencuan vlerat, mikpritjen vllazërore dhe kushtet e studimeve në këtë Universitet me theks të veçant kontributi i kuadrove shqiptare në shumë fusha të jetës shoqërore, politike, ekonomike, kulturore,diplomaci, sport, etc. të cilët janë shkolluar në Universitetin e Zagrebit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More