Shkup, 5 korrik – Deputetët sot e zgjodhën Marina Dimovskën sekretare e përgjithshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Dimovska është e diplomuar në shkenca politike dhe ka magjistruar në shkencat ekonomike në fushën e ekonomisë ndërkombëtare. Ajo punon në Kuvend që nga viti 2009.
Për zëvendëssekretar të përgjithshëm të Kuvendit është zgjedhur Nikolla Gjoshevski, i cili është jurist i diplomuar dhe magjistër në të drejtën e korporatave.
Në kuadër të seancës u konstatuan dorëheqjet e sekretares së deritanishme të përgjithshme të Kuvendit, Cvetanka Ivanova dhe zëvendësit të saj Bojan Vasilevski, të cilët më 1 korrik dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre.
Gjithashtu, u konstatuan edhe dorëheqjet e Boban Nikollovskit dhe Sinisha Stojanovskit nga funksioni i deputetit.