Iseni nga VLEN: Dështaku Arbër Ademi nuk ka të drejtë të komentojë rrjedhat politike

nga Redaksia

Shkup, 7 korrik – Astrit Iseni nga VLEN ka reaguar ndaj komenteve të Arbër Ademit duke theksuar se ish koordinatori i BDI-së nuk ka të drejtë morale të flas për rrjedhat politike

Kush po na flet!!!
Arbër Ademi, me tituj të kontestuar në universitet, mandatin e kaluar koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, e që tani edhe vet BDI e vlerëson të dështuar pasiqë nuk e nominoi as për deputet, flet e komenton për rrjedhat politike.
Para se të flet, le të kërkojë falje publike gjithë shqiptarëve për krejt zullumin që me shefin e tij Artan Grubin dhe kurbanin e tyre Përparim Bajramin e kanë bërë përmes Llotarisë.
Me vetë faktin që ende del dhe bëhet telall i BDI-Soravisë-Llotarisë, Arbër Ademi vërteton që vazhdon të jetë vazal i nëntokës e cila thellë është e zhytur në biznesin e kazinove, e që i lartëpërmenduri disa herë gjatë karierës së tij edhe publikisht u ka shërbyer.
Shqiptarët e kanë dënuar politikën tuaj të mbrapsht e të fëlliqur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More