Në VK Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 45 minuta deri në një orë

nga D V

Shkup, 8 korrik – Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 45 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Ashtu siç kumtojnë nga LAMM, itensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë qendrave urbane është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda nga 1 korriku deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në Maqedoni, ndërsa është vendosur regjim i qarkullimit veror me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët jashtëzakonisht të nxehta me temperatura të larta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More