Kasami dhe Kurti takojnë shqiptarët e Turqisë

nga D V

Shkup, 8 korrik – Të ndarë në dy qytete por me takime të njejta, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kreu i Tetovës njëheri kryetar i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami kanë takuar mërgatën shqiptare në Turqi. Kryeministri Kurti, është mirëpritur nga Guvernatori i Izmirit, Dr. Süleyman Elban, Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, dhe Kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fıçı, e cila është Kryetarja e parë grua e kësaj komune dhe ka prejardhje shqiptare. Pjesë e diskutimit në secilin prej bashkëbisedimeve ishin mundësitë që i kemi e që mund t’i hulumtojmë më tej për më shumë lidhje dhe bashkëpunim ekonomik, kulturor e arsimor.

Ndërsa, Kryetari i BESËS dhe i Tetovës, Bilall Kasami ka takuar shoqatën “Kalkandelen” dhe “Gjith Ballkan” ku është mirëpritur nga Sadettin Tanseli dhe Fadil Kush. Siç njoftoi Kasami, temë e diskutimit kanë qenë aktivitetet e përbashkëta kulturore që mund të organizohen në mes Komunës së Tetovës dhe shoqatave në fjalë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More