Është arrestuar ditën e sotme në Rinas Gazmend Haxhia, pronari i ‘Landways International’, i cili ishte pjesë e urdhër-arresteve që u lëshuan edhe për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn, lidhur me abuzimin me fondet e donatoreve te huaj.
Sipas burimeve për Euronews Albania, ai është ndaluar në aeroportin e Rinasit sapo ka zbritur nga avioni.
Kujtojmë se ndaj Haxhias është caktuar nga GJKKO masa ‘arrest në shtëpi’.
Beqaj dhe bashkëpunëtorët e tij po hetohen për korrupsion me fondet e BE-së në agjencinë që drejtohej prej ish-ministrit, SASPAC.