Mickoski në takim me përfaqësues të lartë amerikanë në Uashington, konfirmohet përkrahja nga SHBA-ja

nga D V

Shkup, 9 korrik – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka realizuar më shumë takime bilaterale me përfaqësues të lartë amerikanë në Uashington, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.

Gjatë ditës së djeshme, Mickoski së bashku me delegacionin e Qeverisë, si dhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi kanë realizuar takim me kongresmenët Pit Seshën, Robert Aderholt, Xho Uilson, Xhon Mulenar, si dhe me Xhejms Xhons, ish këshilltar i sigurisë kombëtare të Barak Obamës.

Në takimin nga të dy palët janë potencuar marrëdhëniet e mira bilaterale me SHBA-në.

U bisedua për mundësinë për shfrytëzimin e potencialeve ekonomikë dhe përkrahjen politike në realizimin e interasave strategjike të shtetit.

“Do të hyjmë në një cikël investues për projekte serioze kapitale në infratsrukturë, energjetikë dhe shumë sfera tjera”, tha Mickoski.

Njëheri u potencua se një prej caqeve kryesore paraqet lufta kundër krimit të të organizuar dhe korrupsionit. Nga ana e kongresmenëve është shprehur përkrahja e fuqishme për Maqedoninë e Veriut, si mik dhe aleat i fuqishëm i SHBA-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More