Shkup, 12 korrik – Në Kuvend sot do të shënohet 11 Korriku – Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.
Fjalim hyrës do të ketë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ndërsa do të flasin edhe prof.dr. Xhemil Bektoviq, përfaqësuesja e Shoqatës Divanhana, Mersiha Smailloviq, deputeti Amar Mecinoviq, prod.dr. Sead Xhigal dhe Safet Bishevac.
Deputetët dhe mysafirët do të debatojnë edhe për sfidat ligjvënëse në zbatimin e rezolutës së re të KB-së me të cilën dënohet mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës.