Micotakis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

nga D V

Shkup, 12 korrik – Kirijakos Micotakis në Samitin e NATO-s që u mbajt në Uashington foli edhe për Marrëveshjen e Prespës. Micotakis tha se ka informuar kolegët e tij, për faktin se kryeministri i Maqeodnisë së Veriut Hristijan Mickoski nuk po e zbaton një nen vendimtar të Marrëveshjes në lidhje me emrin e unifikuar të shtetit.

“Nuk do të zbulojmë armët tona nëse Mickoski vazhdon të quajë thjesht Maqedoni vendin e tij brenda kufijve. Kam informuar kolegët e mi, se kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur të mos zbatojë një nen vendimtar të Marrëveshjes në lidhje me emrin e unifikuar të shtetit fqinj brenda dhe jashtë vendit, dhe ta quajë thjesht “Republika e Maqedonisë” brenda kufijve, diçka që shprehimisht është e ndaluar nga Marrëveshja”, u shpreh kryeministri grek Micotakis.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More