Takim i Siljanovska-Davkovës me përfaqësuesit e IND-së dhe pjesëmarrësit në Trajnimin për lidership rinor dhe Samitin për politika

nga D V

Shkup, 15 korrik – Presidentja e Shtetit Gordana Siljanovska-Davkova sot priti përfaqësuesit e Institutit Nacional Demokratik (IND) dhe pjesëmarrësit e Trajnimit të ardhshëm për Lidership Rinor dhe Samitit për politika të organizuar nga ky institut.

Nga kabineti Siljanovska-Davkova njoftojnë se përfaqësuesit e IND-së në takim e njoftuan presidenten për aktivitetet e tyre aktuale në drejtim të mbështetjes dhe forcimit të institucioneve dhe proceseve demokratike në vend dhe e njohën me konceptin e programit dhe aktivitetet e planifikuara në kuadër të Trajnimit për lidership rinor dhe Samitit për politika që mbahet nga 15 deri më 17 korrik në Shkup.

“Presidentja Siljanovska-Davkova shprehu kënaqësinë e saj për bashkëpunimin afatgjatë të suksesshëm të IND-së me institucionet e RMV-së, i cili përbëhej nga një numër i madh iniciativash dhe aktivitetesh, dhe organizatorëve dhe pjesëmarrësve u uroi zbatim të suksesshëm të Trajnimit për Lidership Rinor dhe Samitit për politika”; theksohet në kumtesën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More