BFI demanton portalin “Fjala”: Kryetari Shaqir Fetahu nuk ka reaguar ndaj dekanit Sulejmani!

nga I Z

Shkup, 15 korrik – Kryetari i BFI-së Shaqir Fetahu demanton një tekst të botuar në portalin Fjala të datës 13.07.2024 se gjoja Reisul Ulema i BFI e RMV i përgjigjet apo e demanton shkrimin e Dekanit aktual Prof Dr. Shaban Sulejmanit BFI e RMV, duke theksuar se kjo është dezinformatë e kulluar dhe se Reisul Ulema as që ka reaguar e as që ka shkruar diçka kundër shpifjeve të Dekanit aktual dhe se nuk bjen pre e shkrimeve të nivelit të ulët.

“Me rastin e dezinformatava të një far portali me emrin Fjala të datës 13.07.2024 se gjoja Reisul Ulema i BFI e RMV i përgjigjet apo e demanton shkrimin e Dekanit aktual Prof Dr. Shaban Sulejmanit BFI e RMV informon opinionin e gjërë se kjo është dezinformatë e kulluar dhe se Reisul Ulema as që ka reaguar e as që ka shkruar diçka kundër shpifjeve të Dekanit aktual dhe se nuk bjen pre e shkrimeve të nivelit të ulët.
E vërteta është se Reisul Ulema asnjiherë nuk reagon kundër askujt, e as kundër bashkëpuntorëve të tij, e as kundër Dekanit aktual.
Reisul Ulema vërteton se Fakulteti i Shkencave Islame nuk ka patur asnjiherë ndonjë donacion nga Kuvajti nëpërmes BFI dhe nuk ka njohuri se ka patur diçka të tillë nëpërmes të FSHI”, thuhet në demantin e Fetahut.
Kryetari i BFI rikujton se dekani me dekanatin tashmë i ka shpallur zgjedhjet, dhe ata do të realizohen nëpërmes antarëve të këshillit mësimor të Fakultetit, ndërsa Rijaseti në krye me Reisul Ulema vetëm verifikon zgjedhjet dhe secili që do të zgjidhet është i mirëseardhur për BFI dhe Reisul Ulemanë.

“Andaj. shkrimi i portalit Fjala është imagjinuar dhe se për herë të parë keni njohuri për këtë Portal.
Njoftojmë dhe kërkojmë nga portali Fjala që mos të shkruaj tekste të imagjinuara dhe të kërkoj falje publike, të tregojë se kush janë ata që janë paraqitur në emër të Reisul ulemasë, përndryshe për shkrimin e fundit do hap padi gjyqësore”, thuhet në reagimin e nënshkruar nga zyra për informim e BFI e RMV.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More