Pa ujë disa pjesë të Maxharit, Butelit dhe Radishanit

nga Xh M

Shkup, 26 korrik – Për shkak të defekteve në gypat e ujësjellësit në lagjen Maxhari dhe në Butel sot pa ujë do të jenë disa rrugë nga këto lagje.

Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” informon se prej orës 07:45 pa ujë janë rrugët “Karll Hron”, Karll Libneht”, “Temko Popov” dhe “Anri Barbis” në Maxhari, ndërsa prej orës 8 rruga “Brigada e Dytë Maqedonase” dhe “Nikolla Petrov” në Butel.

Furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në sanimin e defekteve.

Për shkak të rikonstruimit të rrjetit të ujësjellësit pa ujë prej orës 8 sot është edhe rruga “Bell Kamen” në Radishan.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More