Shkup, 26 korrik – Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, kryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti, deputeti Bekim Sali dhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot do ta vizitojnë Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe do të zhvillojnë takim me zejtarët, të cilët punojnë në Çarshi.
Durmishi, siç u paralajmërua, do t’i informojë zejtarët për thirrjen publike për mbështetje të zejtarisë, e cila ishte shpallur nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.