Shkup, 26 korrik – Gjatë një paraqitje për media ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka deklaruar se tenderi i ri për furnizim me kompresorë të ri për sallat kirurgjike në Qendrën Klinike në Shkup do të bëhet përmes Ministrisë së Shëndetësisë.
Taravari tha se informacioni ka kaluar në seancën e fundit të qeverisë, dhe shpreson se deri në dhjetor të përfundojë vendosja e kompresorëve, deri atëherë, rastet e rënda do të dërgohen në spitalin “8 Shtatori” dhe në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.
“Do të shkojmë përmes furnizimit publik, që të jetë sa më transparente, do të kërkojmë që afatet sa më shpejt të përfundojnë, normalisht. Ndoshta do të vendosim kusht që të përfundojë për 3-4 muaj. Deri atëherë do të vazhdohet me kompresorë të jashtëm? Duhet ashtu, kështu do të funksionojmë deri në, shpresoj deri në nëntor apo dhjetor, kur do të përfundojë komplet operacioni i vendosjes së stacionit të ri për kompresorë dhe instalimi i ri, deri atëherë, sërish do të bëjmë harmonizim me spitalin “8 Shtatori” dhe Spitalin e Qytetit”, u shpreh Taravari.