Shkup, 26 korrik – Pushteti lokal në fokus të pushtetit qendror mbi atë se si do të shpenzojnë parat që do tu jepen për zhvillim të komunave në nivel lokal. Madje, përfaqësuesit e kompanive i kanë kërkuar kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski, se është shumë e rëndësishme që Qeveria të kontrollojë shpenzimin e parave të dhëna për komunat. E Mickoski i siguroi kompanitë se shpenzimi i fondeve që do t’u jepen komunave do të monitorohet me shumë kujdes. Paratë, sqaroi ai, nuk do të transferohen menjëherë, por në faza, për të cilat do të jetë e nevojshme që pushteti vendor të dorëzojë dokumentacionin ligjor, pra faturat përkatëse për çdo fazë të projektit, shkruan Zhurnal.
Plani për zhvillimin e komunave do të realizohet por do të ketë kontrolle të ashpra –
Të ndryshojmë qëndrimin ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, t’i motivojmë që të jenë aktive në eksport. Investimet e vazhdueshme, krijimi i vendeve të reja të punës dhe eksporti janë kyçe për ekonominë e vendit. Siç u tha dje në Dhomën e Tregtisë, në një aktivitet me rastin e 102 viteve të ekzistencës së saj, ne jemi të parët në miratimin e ligjeve, por nuk jemi askund me produkte dhe prodhim.
Fokusi, sipas ekonomisë, duhet të vendoset edhe tek energjia, veçanërisht burimet e rinovueshme, energjia bazë dhe bateritë, ku nevojiten investime më të mëdha. Kompanitë i kanë thënë edhe Mickoskit se është shumë e rëndësishme që Qeveria të kontrollojë shpenzimin e parave të dhëna për komunat. Kryeministri, ndërkaq, theksoi se Qeveria mbetet partnere e biznesit dhe, siç tha, do ta ndihmojë me aq sa mundet, në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve. Mickoski u bëri thirrje kompanive që të përfshihen në realizimin e investimeve kapitale në nivel lokal dhe të aplikojnë për mbështetjen financiare të ofruar, veçanërisht atë nga Hungaria, e cila, siç informoi, duhet të jetë e disponueshme nga shtatori.
Mickoski i siguroi kompanitë se shpenzimi i fondeve që do t’u jepen komunave do të monitorohet me shumë kujdes. Paratë, sqaroi ai, nuk do të transferohen menjëherë, por në faza, për të cilat do të jetë e nevojshme që pushteti vendor të dorëzojë dokumentacionin ligjor, pra faturat përkatëse për çdo fazë të projektit.
Ai iu referua edhe kredisë hungareze, nga e cila 250 milionë euro janë të destinuara për ekonominë. Ai informon se në seancën e djeshme Qeveria ka ngarkuar ministrin e Financave me homologun e saj hungarez që ta nënshkruajnë sa më shpejt Marrëveshjen, e cila më pas përmes ligjit do të jetë në Kuvend. Me biznesin, nënvizoi kryeministri, do të përfundojë një aktivitet investues prej 700 milionë eurosh. Kompanitë, tha ai, jo vetëm që do të marrin 250 milionë euro, por është në dispozicion edhe një linjë kreditore e pashfrytëzuar për një kohë të gjatë, e cila është 100 milionë euro shtesë nga Banka Evropiane e Investimeve. Është duke u shqyrtuar mundësia, bëri të ditur kryeministri, që Qeveria të paguajë interesat, në mënyrë që biznesi të shfrytëzojë principalin. Mickoski pret që kompanitë të investojnë së paku edhe 350 milionë euro të tjera, sa është ndihma totale për to, që do të ndikojë në bruto prodhimin vendor dhe në tregun e punës, si dhe do të hapë vende të reja pune.
“Kemi të drejtë dhe sipas ligjeve jemi ndoshta vendi më i pasur, për nga aktiviteti eksportues në rajon kemi vendin e parë me njerëz, por me produkte dhe prodhim nuk jemi askund. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të orientuara drejt eksportit duhet të jenë fokusi kryesor apo shtylla kurrizore e ekonomisë sonë. Nëse kompanitë e mëdha në një ekonomi të vogël nuk janë të orientuara drejt eksportit, nëse nuk janë në rajon dhe në tregun botëror, atëherë diçka nuk shkon si duhet, të jesh i madh në një ekonomi të vogël vetëm në vendin tënd, nuk është e shëndetshme. Duhet të ndryshojmë qëndrimin ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, t’i motivojmë që të jenë aktivë në eksport”, theksoi Petar Spaseski, pronar dhe menaxher i “ASP-pak” nga Ohri.
Një paradoks tjetër, tha Spaseski, është se vendi shpenzon 200 milionë euro vetëm për eksportin e produkteve bujqësore dhe ushqimore, ndërsa importon një miliard. Si do të ushqehemi, si do të mbijetojmë si shtet?, pyeti Spaseski.
Pronari dhe menaxheri i “IGM” – Kavadar, Ilija Geçev, ka treguar se biznesi dëshiron që në bashkëpunim me Qeverinë të realizohet investimi më i madh, diçka që siç tha ai ka dështuar me qeverisjen e kaluar.
“Nuk duam të luajmë në ligën e gjashtë, duam në të parën. Me këtë Qeveri duam të bëjmë investimin më të madh, me të kaluarën nuk arritëm. Ne kemi potencial”, theksoi Geçev.
Mickoski u premtoi biznesmenëve se një nga prioritetet e qeverisë do të jetë transparenca dhe ndershmëria.
“Në një ueb faqe të veçantë, qytetarët do të mund të ndjekin realizimin e projekteve, në baza ditore dhe mujore, se cila është kompania kontraktore, se cila është komuna përfituese, që është edhe qëllimi i projektit. Projektet në fushën e energjisë që përvijuam kanë nisur dhe kanë filluar të realizohen dalëngadalë. Kushdo që ka ndonjë problem për projektet energjetike, nëse dikush merr ryshfet nga institucionet, nëse dikush shantazhon, kërcënon, le të raportojë.
Revizioni ka gjetur parregullsi në tetë komuna –
Pushteti lokal është shumë i rëndësishëm dhe gjitha zhvillimet ndërlidhen direkt me jetën e qytetarëve, prandaj çdo veprim duhet të ndërmerret me kujdes të veçantë në mënyrë që të jetë i shfrytëzueshëm e produktiv për banorët e asaj zone. Tani kur po flitet për investim e një shume të madhe parash në komuna kanë filluar të ngriten dyshimet për keqpërdorimet e mundshme. Enti Shtetëror i Revizionit në Maqedoninë e Veriut ka kryer revizionin në tetë komuna të vendit, duke konstatuar disa parregullsi të ndryshme.
“Subvencionimi i ndërmarrjeve publike dhe financimi i shoqatave qytetarë dhe ekipeve sportive është kryer pa kritere, pa kompletimin e kërkesës dhe të tjera”, vlerësoi Revizioni, duke theksuar që 119 887 000 denarë janë shpenzuar në këtë drejtim.
Në hulumtim raportohet që 56 410 000 denarë janë shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa 10 122 000 denarë janë shfrytëzuar për blerjen publike, pa i respektuar procedurat për blerje publike. Parregullsi tjera si shmangia e pagesave për kompensime të ndryshme, parregullsi në realizimin e marrëveshjeve publiko-private, llogaria përfundimtare, etj.
Në hulumtim janë përfshirë 54 raporte financiare nga tetë komunat, 4 miliardë denarë të ardhura dhe 3.6 miliardë shpenzime, për çka janë dhënë 142 rekomandime në tejkalimin, gjegjësisht ndryshimin e gjendjes.
Prandaj, duke pasur parasysh rastet e tilla duhet të shtohen observimet e ndryshme në mënyrë që të jenë të kontrollueshme gjitha fondet që lëshohen në komuna. Mënyra e menaxhimit të parave është shumë e rëndësishme si do të menaxhohen kujt kompanive do tu jepen tenderë, cilat do të jenë kriteret e tenderimit e të tjera. /Zhurnal.mk