Ministria e Brendshme zbardhi vrasjen në Batincë, këto janë detajet

nga Xh M

Ministria e Brendshme zbardhi vrasjen në Batincë që ndodhi në fillim të këtij muaji. Kallëzime penale janë dorëzuar kundër personave S.N (32 vjeç), dhe M.Xh (24) për shkak të dyshimeve të bazuara për vrasje, por edhe veprën penale “Prodhimi, mbajtje ose tregtimi i paautorizuar i armëve apo lëndëve plasëse”.

Më 1 korrik, me plumba kallashnikovi u vra 34 vjeçari Abdyl Ibraimi, nga fshati Batincë, ndërsa i plagosur mbeti bashkudhëtari në makinën e tij 31 vjeçari, Z.I, respektivisht vëllai i viktimës. Në drejtim të makinës FORD me targa italiane ishte gjuajtur nga një makinë e llojit Mercedes nga ku zjarr kishin hapur 32 vjeçari dhe 24 vjeçari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More