Uji në Shkup i sigurt për pije

nga D V

Shkup, 29 korrik – Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet e analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 44 pika matëse në qytet.

“Në periudhën prej 22 deri më 26 korrik 2024, sektori i kontrollit sanitar mori 204 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 204 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 44 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga testet, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 183/18)”, informojnë sot nga NP Ujësjellës dhe Kanalizim.

Ky informacion publikohet nga ndërmarrja publike si pjesë e raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, i marrë nga analizat e kryera në Departamentin e Kontrollit Sanitar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More